Gjykata Penale përballet me mungesë prej 20 gjyqtarësh. Kryetari Gjykatës Shkup 1, Ivan Xholev, ka konstatuar se pasi u bë kryetar i gjykatës, disa nga gjykatësit ose janë ngritur në detyrë ose janë pensionuar pa u plotësuar vendet me kuadër të ri.
Më shumë se dhjetë herë Xholev ka kërkuar nga Këshilli Gjyqësor që të delegojë gjyqtarë për t’i plotësuar vendet e lira. Megjithatë, Këshilli nuk ka pasur mirëkuptim duke shpjeguar se Gjykata Penale në vitin 2019 ishte vlerësua si gjykatë e azhurnuar. Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev, thotë se ai nuk ka ku të gjejë gjykatës për Gjykatën Penale.
Mund të bëjmë analiza dhe të shohim nëse ekziston mundësia e rishpërndarjes së gjyqtarëve nga një gjykatë në tjetër, por natyrisht se mungesë ka kudo”-tha Kiro Zdravev, Kryetar i Këshillit Gjyqësor.
Kryetari i Penales duhet të gjejë një ekuilibër dhe të punojë sipas mundësive dhe këtu është aftësia, shton Zdravev. Në Gjykatën Penale tani punojnë 47 gjyqtarë. Në departamentin e krimit të organizuar që gjykojnë profil të lartë të korrupsionit ka vetëm 8 gjyqtarë. Këtu numri i gjyqtarëve u zvogëlua me vendimin që Dobrila Kacarska të propozohet për anëtare në Gjykatën Kushtetuese. Edhe në kushtet kur Gjykata Penale ka mungesë të gjyqtarëve, kryetari Xholev pret që deri në Vitin e Ri të ketë vendime për pesë rastet e hapura nga PSP-ja e shuar. Pritet të përfundojnë rastet “Monstra”, blerja e pajisjeve të përgjimit në DSK, arrestimi i Lube Boshkovskit dhe ndërtimi i autostradave kineze Milladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër./koha.mk/
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...