Me ndërrimin e ministrave, në disa dikastere që drejtohen nga ministra maqedonas nuk respektohet ligji për gjuhët, respektivisht gjuha shqipe.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është dikasteri që aspak nuk e respekton gjuhën shqipe. Faqja zyrtare është vetëm në maqedonisht, pa mundësi të kalimit të të njëjtës edhe në gjuhën shqipe. Shqipja nuk përdoret madje as në komunikatat që ky dikaster u dërgon mediave. Në listën e ministrive që nuk e respektojnë shqipen edhe në komunikim me mediat janë edhe Ministria e Informatikës, Ministria e Arsimit, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Shëndetësisë.
Edhe pse disa prej këtyre institucioneve komunikatat nuk i dërgojnë në dy gjuhë, në disa raste si në atë të Ministrisë së Arsimit, në gjuhën shqipe është vetëm emri i institucionit. Ndërsa në rastin e Ministrisë së Financave, gjatë kohës kur drejtonte Nina Angellovska, komunikatat dhe emri i institucionit në ato komunikata nuk ishin në gjuhën shqipe. Tani komunikatat dërgohen në dy gjuhë, mirëpo emri institucionit tek të njëjtat figuron vetëm në gjuhën maqedonase dhe angleze.
15 ministri faqet e tyre zyrtare i kanë në dy gjuhë, mirëpo tek pothuajse të gjitha, disa nga materialet në nënkategoritë e faqeve vazhdojnë të jenë në gjuhën maqedonase.
Ministritë me faqe zyrtare edhe në Gjuhën Shqipe
Ministria e mbrojtjes Ministria e brendshme
Ministria e drejtësisë Ministria e jashtme
Ministria e financave Ministria e shëndetësisë
Ministria e transportit dhe lidhjeve Ministria e ekonomisë
Ministria e bujqësisë Ministria e administratës
Ministria e arsimit Ministria e vetëqeverisjes lokale
Ministria e kulturës Ministria e ekologjisë
Ministria e sistemit politik
Edhe pse nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë, para një viti kishin paralajmëruar unifikimin e faqeve zyrtare, si në strukturë ashtu dhe në pamje, mirëpo diçka e tillë nuk ka ndodhur. Ministri i ri i informatikës, Jeton Shaqiri, tha për Alsat se procedura për unifikimin e faqeve mund të marrë kohë deri në 6 muaj.
SINKRON – Jeton Shaqiri- ministër i Informatikës
“Besoj që më së voni pas 6 muajsh do të kemi unifikim të faqeve të institucioneve, duke filluar nga Qeveria dhe ministritë. Është në dobi të të gjithë përdoruesve të informacioneve që duhet t’i marrin nga Web faqet. Të jetë më mirë i përshtatshëm nga të gjithë elementët, qoftë nga elementet përmbajtëse dhe nga aspekti i gjuhës. Të kenë mundësi për të marrë informacione në gjuhën maqedonase, por edhe në gjuhën shqipe.”
Unifikimi siç thotë ai do të ndikojë në transparencë më të madhe të Institucioneve./Alsat
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...