Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se nesër Komisioni për Sëmundje Infektive do të ketë takim në të cilin do të vendoset se si do të rregullohet lëvizja gjatë fundjavës që vjen.
Gjatë ditës së nesërme do të bëhet i ditur vendimi definitiv sipas rekomandimeve të ekspertëve, si dhe për hapat e ardhshëm në lehtësimin e masave kufizuese dhe vendim se si do të organizohet lëvizja gjatë fundjavës në Maqedoninë e Veriut, njofton telegrafi maqedoni.
“Nesër do të diskutohet për fundjavën që vjen dhe masat do të propozohen në Qeveri. Paralajmëruam hapjen e objekteve hotelerike dhe i kemi parasysh festat gjatë fundjavës”, tha Filipçe.
Edhe zëvendëskryeministri Bujar Osmani tha se “nesër do të vijë me mendim të vet dhe më pas ne do t’i përgjigjemi atij mendimi”.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...