Google ADS

Maqedoni, fundjavë me diell dhe me mot të nxehtë

22:05 | 25 Tetor 2018
Arbresh.info

Gjatë fundjavës moti do të jetë stabil dhe më i nxehtë, me erë jugore. Temperatura e ajrit do të ketë tendenca të rritjes, ndërsa nesër priten temperatura më të ulëta gjatë mëngjesit.

Në fillim të javës së ardhshme do moti do jetë me vranësira dhe do të ketë kushte për shi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Moti nesër do të jetë me diell dhe më nxehtë. Gjatë ditës do të fryjë erë jug-lindore. Temperatura minimale do të jetë nga -3 deri 5 gradë celsius, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë nga 15 deri 23 gradë celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell, ndërsa temperatura do të arrijë nga 2 deri në 20 gradë celsius.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme