“Po bëhet plan për zgjerim të Programit për fondin intervenues me masa të reja, me qëllim që të përfshihen edhe sektorët e tjerë bujqësorë të cilëve iu nevojitet ndihmë në këtë krizë botërore”, tha sonte ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski.
Në debatin në “TV Telma”, Nikollovski theksoi edhe se të gjitha kërkesat e bujqve do të merren parasysh.
“Është planifikuar zgjerimi i Fondit Intervenues me masa shtesë për blegtorinë, shpendët dhe degët e tjera bujqësore ku nevojitet ndihmë. Deri më 30 qershor të këtij viti do të paguhen subvencionet për tri masat për furnizimin e plehrave, për qengjat e dorëzuar dhe majmëri në thertore. Ne e monitorojmë situatën dhe me kohë i marrim të gjitha masat e nevojshme që fermerët të kenë shpenzime më të ulëta, prodhim të qëndrueshëm, të kenë stabilitet në tregun ushqimor”, tha Nikollovski.
Ai theksoi edhe se tashmë është përgatitur plan me masa në afat të mesëm dhe të gjatë për rritje të prodhimtarisë vendore të grurit.
“Nëse e rrisim prodhimin me 500 kilogramë për një hektar, do të thotë 30 mijë tonë në vit dhe synimi ynë në planin afatgjat është të bëhemi të pavarur nga importi. Kemi një rritje të prodhimit vendas nga 195 mijë tonë në vitin 2017 në 253 mijë tonë vitin e kaluar, gjë që redukton ndjeshëm importin e grurit. Edhe këtë vit në planin për mbjelljen vjeshtore nuk kemi ulje të sipërfaqeve të mbjella me grurë. Odat vlerësojnë se duhet të importohen rreth 50 mijë tonë grurë deri në korrje për dy muaj dhe do të sigurohen. Presim që prodhimi të jetë rreth 255 mijë tonë, ndërsa nevojat janë rreth 300 mijë, që sërish e zvogëlon pjesën që importojmë”, tha Nikollovski.
Ministri paralajmëroi edhe se çdo pëllëmbë tokë bujqësore do të vendoset në funksion të rritjes së prodhimtarisë vendore të drithërave. Në mënyrë plotësuese, me qëllim që t’iu ndihmohet bujqve, javën e ardhshme Agjencia Pagesore do t’i paguajë subvencionet për kultura bujqësore.
Lidhur me plasmanin e prodhimeve bujqësore, ministri Nikollovski theksoi se janë të mobilizuar të gjitha sektorët në Ministri, si dhe misionet diplomatike dhe konsullore, me të cilët është takuar sot dhe ka diskutuar për gjetjen e tregjeve alternative për produktet që eksportohen në Ukrainë dhe Rusi.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...