Google ADS

Maqedoni, është arrestuar një komandant i policisë pyjore për marrjen e ryshfetit

15:20 | 27 Tetor 2018
Arbresh.info

Policia e Manastirit e arrestoi një komandant të policisë pyjore për shkak të dyshimit se ka marrë ryshfet.

SPB-Manastir në prokurorinë kompetente dorëzoi padi penale kundër personit L.J. (46) për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën e kryer penale “marrje e ryshfetit”, transmeton MIA.

Siç njoftoi sot zëdhënësi i MPB, Toni Angellovski, L.J. në cilësinë e personit zyrtar i punësuar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave si komandant i policisë pyjore – Manastir, ka kërkuar ryshfet prej tetëmbëdhjetë metra kub drurë apo 40.000 denarë para që më vonë i njëjti të vazhdojë të kërkojë ryshfet prej 30.000 denarë, duke premtuar se do t’ia heqë kallëzimin penal denoncuesit në gjykatë të caktuar për më 26 tetor.

“Denoncuesi për këtë qëllim, sipas kërkesave të L.J. është dashur t’i paguaj 20.000 denarë para gjykimit dhe 10.000 denarë pas gjykimit, pasi të hidhet poshtë denoncimi”, tha Angellovski.

Më datën 19 të këtij muaji personi prej të cilit është kërkuar ryshfet e ka denoncuar rastin në SPB Manastir, me ç’rast menjëherë është njoftuar PPTH Manastir dhe janë ndërmarrë masat dhe aktivitetet përkatëse.

“Më 26 tetor rreth orës 13:50 në hapësirat e Gjykatës Themelore Manastir, L.J. është privuar nga liria menjëherë pasi e ka pranuar ryshfetin nga denoncuesi. Nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Manastir L.J. i është caktuar masë arresti në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Lufta me korrupsionin është prioritet numër një për MPB. Ligjet vlejnë njëjtë për të gjithë. MPB vazhdon të punojë në shërbim të qytetarëve”, potencoi Angellovski.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme