Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot ishte për vizitë në Klikën e Gjinekologjisë dhe Akusherisë në Repartin për Kujdes Intensiv dhe Terapi ku trajtohen foshnjat e lindura para kohe.
Siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, në bisedë me drejtoren e klinikës, Viktoria Jovanovska dhe me shefen e repartit, Renata Dimitriska, ministri u njoftua se në raportin për vitin 2020 është shënuar rënie te vdekshmëria e foshnjave të sapo lindura që trajtohen në Repartin për Kujdes Intensiv dhe Terapi.
Në vitin 2016 vdekshmëria nga numri i përgjithshëm i foshnjave në këtë repart ka qenë 25%, në vitin 2017 ka qenë 21%, në vitin 2018 ka qenë 16%, në vitin 2019 ka qenë 12% ndërsa sivjet është 10%.
“Ulja e vdekshmërisë në periudhën e paralindjes vjen si rezultat i investimeve që janë bërë gjatë këtyre tre viteve në këtë pjesë të shëndetësisë siç është në pajisje, edukim dhe zgjerim i ekipeve të eksperëve në Repartin për Kujdes Intensiv dhe në Klinikën për Gjinekologji dhe Akusheri”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë./Telegrafi/
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...