Google ADS

Maqedoni e Veriut, rritet në 44 numri i të vdekurve nga COVID-19

14:20 | 14 Prill 2020
Arbresh Info

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 54 raste të reja me koronavirus, me çka numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me COVID-19 ka shkuar në 908.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi se me konfirmimin e 6 vdekjeve të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), numri i të vdekurve nga virusi në vend është rritur në 44, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin nga ministria thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 54 raste të reja me koronavirus, me çka numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me COVID-19 ka shkuar në 908.

Nga ministria thonë se 42 persona janë shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve në 86.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 710 teste. Numri i testeve në mbarë vendin arrin në 9.262.

Javën e kaluar në Maqedoninë e Veriut kanë hyrë në fuqi masa të reja për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, e cila kufizon lëvizjen e lirë gjatë ditëve të punës nga ora 16:00 deri në ora 05:00 dhe gjatë fundjavave, duke filluar nga e premtja në ora 16:00 deri të hënën në ora 05:00.

Ndërkohë, dje Qeveria mori vendim për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve për periudhën në vazhdim, përfshirë edhe për festën e Pashkëve, gjegjësisht gjatë fundjavës, si dhe të hënën.

Sipas kësaj nga e premtja më 17 prill në ora 16:00 deri të martën më 21 prill në ora 05:00 të mëngjesit do të ndalohet lëvizja për të gjithë qytetarët në territorin e mbarë vendit

Më 18 mars, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, shpalli gjendje të jashtëzakonshme në territorin e gjithë vendit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme