Maqedoni e Veriut, rritet në 18 numri i të vdekurve nga COVID-19

17:19 | 5 Prill 2020
Arbresh Info

“Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile në Shkup, disa orë pasi u pranua në spital, një burrë 63-vjeçar nga Llabunishta (Strugë) vdiq me gjendje të rëndë klinike”, tha Ministria e Shëndetësisë, transmeton arbresh.info.

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar një tjetër vdekje nga virusi COVID-19 në vend, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 18.

“Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile në Shkup, disa orë pasi u pranua në spital, një burrë 63-vjeçar nga Llabunishta (Strugë) vdiq me gjendje të rëndë klinike”, tha ministria në një deklaratë.

Ministria informoi se për momentin 74 pacientë janë shtruar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, 15 në gjendje të rëndë klinike, 11 në ventilim mekanik dhe gjendja e pacientëve të tjerë është e qëndrueshme. Tre pacientë janë liruar sot nga klinika me dy teste negative.

Ministria tha se 72 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në vend brenda 24 orësh, duke e çuar numrin e përgjithshëm të pacientëve të diagnostikuar me COVID-19 në 555. Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Kumanova (21), Shkupi (14), Tetova (12) dhe Prilepi (9).

Sipas vendbanimit, deri më tani rastet me COVID-19 janë regjistruar në Shkup 235, Kumanovë 114, Dibër 49, Shtip 19, Prilep 33, Tetovë 29, Strugë 24, Veles 10, Manastir 6, Ohri 3, Kavadar 2, Gostivar 4, Gjevgjeli 4, Strumicë 2, Kriva Pallankë 2, Radovish 3, Krushevë 2 dhe Koçan 14.

Ministria e Shëndetësisë informon se janë kryer 371 teste në 24 orët e kaluara dhe deri më tani në vend janë bërë gjithsej 5.291 teste për COVID-19./AA

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme