Raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut përmban një mori vërejtjesh për reformat në sundimin e ligjit. Komisioni theksoi mungesën e përparimit në luftën kundër korrupsionit dhe kritikoi parlamentin e polarizuar që po keqpërdor integrimet evropiane për kalimin e shpejtë të projektligjeve që nuk kanë të bëjnë me reformat e procesit të anëtarsimit në Bashkimin Evropian.
Komisioni Evropian kritikoi parlamentin maqedon edhe për zvarritjen e reformave ligjore.
“Është i tepërt dhe ndonjëherë i papërshtatshëm përdorimi i procedurave të shpejta për ‘Flamurin evropian’ në disa raste, për shkak të mungesës së konsultimeve dhe planifikimit të keq të kalendarit për zbatimin e ligjeve. ‘Flamuri evropian’ duhet të përdoret kur ndërlidhet drejtpërtdrejt me miratimin e ligjeve, synimi kryesor i të cilëve është përshtatja me të drejtën e BE-së dhe jo për një debat të shkurtër publik për çështje të rëndësishme”, nënvizon raporti.
Sipas raportit, Komisioni Evropian nuk konsideron se ekziston një konsensus i gjerë politik në Shkup për bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Brukseli zyrtar po ashtu kërkon t’i jepet përparësi futjes së pakicës bullgare në Kushtetutën e Maqedoninsë së Veriut.
Komisioni Evropian ka kritikuar institucionet e Maqedonisë së Veriut për mënyrën e shkarkimit të kryetares së Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva dhe për vonesën e miratimit të strategjisë së re në gjyqësor, duke e cilësuar shkarkimin e saj kontravers dhe të ndikuar politikisht.
“Nuk ka përparim në gjyqësor. Këshilli Gjyqësor duhet të angazhohet për mbrojtjen e integritetit dhe pavarësisë së gjykatësve dhe institucioneve dhe duhet të kundërshtojë çdo ndikim të jashtëm”, thuhet në raport.
Raporti vlerësoi se Maqedonia e Veriut nuk ka shënuar përparim në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit.
“Korrupsioni shtrihet në shumë fusha dhe paraqet një çështje shqetësuese. Janë shtuar anulimet e rasteve gjyqësore që kanë të bëjnë me korrupsionin e nivelit të lartë, që rezultoi me skadimin e afatit të procedimit gjyqsor të disa rasteve. Kodi Penal u ndryshua me një procedurë të shpejtuar parlamentare. Dënimet maksimale ligjore për vepra penale që lidhen me korrupsionin u zvogëluan, që shkaktoi vjetrimin e rasteve apo dhe anulimin e tyre”, thuhet më tej në raport.
Opozita dhe qeveria kanë shkëmbyer akuza të ndërsjella të mërkuren pas vërejtjeve të shumta në raport. Autoritetet shtetërore maqedonase thanë se të ardhmen e vendit e shikojnë në anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian, ndërkohë opozita maqedonase e ka quajtur raportin një reflektim të realitetit “ku sundon një pushtet me kriminalitet dhe korrupsion.”/voa
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...