Një ditë pas seancës ku u diskutuan ndryshimet kushtetuese, opozita maqedonase është e bindur se propozimi për të përfshirë bullgarët në Kushtetutë nuk do të kalojë në Kuvend.
Kreu i VMRO-DPMNE-së, vlerëson se, marrëveshja me Sofjen është e njëanshme dhe se ndryshimet kushtetuese, bëhen nën diktatin bullgar.
“Ne japim propozime gjatë gjithë kësaj periudhe dhe ata i hodhën poshtë të gjitha, me përrallën se, do të sigurojnë shumicë edhe pa ne, që pamë dje se si përfundoi”.
Por, për LSDM-në në pushtet, seanca parlamentare dëshmoi se ideologjia e vetme e opozitës është bllokimi dhe zvarritja e procesit të integrimit.
“Në seancën e djeshme pamë se, Mickoski është sikurse Nikolla Gruesvski. Edhe ai dëshiron ta tërheqë shtetin mbrapa edhe 11 vite për asgjë, vetëm për kolltukun e tij në pallatin e bardhë”.
Votimi i ndryshimeve kushtetuese në Maqedoninë e Veriut duhet të kalojë në tre etapa, dy prej të cilave kërkojnë shumicë të cilësuar prej 80 votash, të cilat shumica qeverisëse nuk i ka./tvklan.al/
Zyrtari i lartë amerikan arrin në Kosovë, pritet në takim ng...
Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK: Nuk ka vend për panik...
Biden, fonde federale shtesë për shuarjen e zjarreve në Kali...
Lëkundje tërmeti në Malin e Zi
E shkatërruar nga zjarret, Paris Hilton ndan pamjet e shtëpi...
KQZ mban mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës