Maqedoni e Veriut: Gjashtë të vdekur dhe 29 raste të reja me COVID-19

16:55 | 5 Qershor 2021
S D

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni të Veriut kanë vdekur gjashtë persona me COVID-19 dhe janë shënuar 29 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë atje ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 50 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë shënuar 155 mijë e 407 raste pozitive, janë shëruar 148 mijë e 960 pacientë, kanë vdekur 5 mijë e 488 persona nga COVID-19 dhe vazhdojnë të mbesin edhe 999 raste aktive./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme