Në një konferencë për media, nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, bashkë me përfaqësues të të gjitha partive pjesë të koalicionit të Frontit Evropian, prezantuan listat e kandidatëve për deputetë për të gjashtë njësitë zgjedhor.
Arbër Ademi njoftoi se mbrëmë Fronti Evropian i dorëzoi në Komisionin Shtetëror Zgjedhor bartësit e listave zgjedhore dhe të gjithë 120 kandidatët për deputetë të Frontit “PO Europës, e JO Rusisë” në gjashtë njësitë zgjedhore në Maqedoninë e Veriut.
Ai, tutje, tha se Fronti Evropian në zgjedhjet e 24 prillit dhe më 8 maj do të garojë për secilën votë të secilit qytetar, pa dallim etnie.
Ademi bëri publikë emrat e bartësve të listës zgjedhore ku në njësinë zgjedhore I, bartës liste do të jetë Blerim Bexheti, ndërsa pas tij Ilir Hasani, Hatixhe Topalli, Naim Bajrami, Munir Kolashinac, Besarta Alija, Sheval Nuredin, Imran Velija, Drenushe Grazhdani-Shurlani, Faruk Avdiu; në njësine zgjedhore II, bartës liste është Sadulla Duraku, i pasuar nga Skender Rexhepi Zejd, Dijana Toska, Elmi Aziri, Bastri Bajrami, Fatima Osmanovska, Berat Ajdari, Visar Durak, Zirafete Slamnik, Fadil Murtezani; në njësinë zgjedhore III, bartës liste: Sulejman Baki; në njësinë zgjedhore IV, bartës liste: Enver Husein; në njësinë zgjedhore V, bartës liste: Ziadin Sela, i ndjekur nga Musa Xhaferi, Arbana Pasholli, Ismail Jahoski, Fehmi Skender, Premtime Zylali Deliaj, Mevmed Halili, Arjeta Alla, Alen Dearovski, Jetmir Ajredini; në njësinë zgjedhore VI, prinë arkitekti i Frontit Evropian, Ali Ahmeti, i pasuar nga kryeministri i parë shqiptar, Talat Xhaferi, Ilire Dauti, Menduh Thaçi, Rina Ajdari, Bejxhan Iljas, Ilir Demiri, Sali Murati, Fatmire Isaku, Merita Mustafai, Arjanit Hoxha, Arta Bilalli Zendeli, Atnan Neziri, Emir Sulejmani, Artina Qazimi, Shpres Lutfija, Xhemile Saliji, Valon Asani, Valdet Xhaferi dhe Faton Ahmeti.
“Fronti Europian e ka mbështetur fuqishëm Programin dhe kauzën e përbashkët – integrimin sa më të shpejtë të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe ndalimin e politikave dhe ndikimeve ruse në vend dhe më gjerë. Ndryshimet kushtetuese, integrimi evropian, fqinjësia e mirë, lufta e pakompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, marrëveshja kornizë ekonomike, janë kryefjala e programit të përbashkët”, tha Ademi.
Ai shprehu besimin se Fronti Evropian me kandidatët tanë do të shënojë fitoren e radhës – fitoren më të thellë që është regjistruar deri më tani, ose, siç tha ai, “PLUS 20 DEPUTETË”.
“Kemi treguar se ky vend mund të drejtohet, por edhe të menaxhohet shumë mirë e më mirë edhe nga një shqiptar. Kjo u dëshmua me kryetarin e Parlamentit, aktualisht kryeministër i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi. Kjo u dëshmua edhe me diplomacinë e jashtëzakonshme të vendit kur me Ministrinë e Punëve të Jashtme po udhëheq dr. Bujar Osmani. Kështu do të ndodhë edhe pas 8 majit, kur president i vendit do të jetë dr. Bujar Osmani”, tha Ademi, teksa ftoi qytetarët ta mbështesin Frontin Evropian dhe presidentin në ardhje, dr. Bujar Osmanin./rtk/
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...