Google ADS

Maqedoni e Veriut, 82 raste të reja dhe 265 të shëruar nga COVID-19

17:42 | 13 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Maqedonia e Veriut brenda ditës së fundit ka regjistruar 82 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), si dhe 265 pacientë të tjerë të cilët fituan betejën kundër virusit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus ka arritur në 219.490, ndërsa ai i të shëruarve në 206.211.

Vendi po ashtu regjistroi tetë viktima të tjera nga koronavirusi, duke e çuar në 7.740 numrin e përgjithshëm të vdekjeve.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.503.941 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.211 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 5.539./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme