Google ADS

Maqedoni e Veriut: 23 të vdekur dhe 365 raste të reja me COVID-19

19:38 | 19 Shtator 2021
KRG

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit 23 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 dhe janë regjistruar 365 raste të reja.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 551 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni të Veriut janë shënuar 186 mijë e 914 raste pozitive, janë shëruar 167 mijë e 402 pacientë nga COVID-19, kanë vdekur 6 mijë e 460 njerëz dhe vazhdojnë të mbesin edhe 13 mijë e 52 raste aktive.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme