Maqedoni e Veriut, 1 i vdekur dhe 4 raste të reja me COVID-19

16:17 | 19 Qershor 2021
S D

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit është rritur në 5.475, ndërsa numri i rasteve në 155.616.

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar një viktimë dhe katër raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit është rritur në 5.475, ndërsa numri i rasteve në 155.616.

Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 68 pacientë të shëruar nga COVID-19 ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 149.790.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 351.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 3.074 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 851.408 teste në vend.​​​​​​​

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme