Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar ndryshimet ligjore, të nevojshme për të shpallur të dielën ditë pushimi.
Nga Qeveria sot informuan se propozim-ligji do të dërgohet në Kuvend, ndërsa do të vlejë prej 1 tetorit.
Ndërkohë ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka treguar sektorët të cilët do të mund të punojnë të dielave, edhe përskaj vendimit që kjo ditë të jetë ditë jo pune.
“Të dielën, do të mund të punojnë shitore të specializuara apo shitore të specializuara apo kioske për shitjen e akulloreve, gurabijeve, apetisanë, lule, suvenire, filigran, gazeta dhe cigare në vendet turistike të përcaktuara në Ligjin për veprimtarinë e punës. Shitore në kuadër të pompave të benzinës të cilët ushtrojnë tregti me pakicë, kryesisht me ushqim, pije dhe duhan. Shitore, stenda dhe kioske në qendrat tregtare. Është e rëndësishme të potencohet, se të njëjtat do të mund të punojnë vetëm nga ora 10:00 deri 18:00″.
“Stenda dhe kioske ku shiten mallra për ngjarje sportive, festivale dhe manifestime dhe gjatë projeksionit publik të veprave kinematografike. Shitore për tregti me pakicë, pije dhe duhan, në të cilin tregtia ushtrohet personalisht dhe vetëm personalisht nga pronari i kompanisë si dhe në kuadër të tregjeve të gjelbra”, tha Bekteshi.
Arrestohen tre zyrtarë të Federatës se Karatesë, dyshohet se...
Shkatoi telashe në bordin e një anije, 35 vjeçari vdes pasi ...
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...