Prokuroria bullgare ka ngritur hetime ndaj kompanisë për menaxhimin e mbeturinave “Bltasion” nën dyshimin se ka importuar mbetje helmuese nga Italia për në Bullgaria, në Termocentralin e qytetit Varna.
Njëri nga bashkëpronarët e kësaj kompanie është edhe drejtori i “Drisllas”, Goran Angellov.
Ky hetim bëri që sot të jetë dita e fundit Angellovit si drejtues i Drisllas pasi e njëjta kalon në duart e Qytetit të Shkupit. Shilegov tha se që nesër do ta shkarkojë Angellovin ndërsa nga Prokuroria kërkoi të hetojë nëse drejtori Drisllas ka importuar mbeturina të rrezikshme edhe në Shkup.
“Nëse ka diçka të mirë në atë punë është që mbeturinat janë bartur në shtetin fqinj dhe jo në Shkup. Nuk mund të konstatoj diçka në atë drejtim, por u bëj thirrje organeve kompetente dhe shoqërive civile që të denoncojnë çfarëdo njohuri që kanë për parregullsitë e deponisë për të ardhur në vërtetimin e gjendjes faktike. Pres që hetimi të bëhet shpejtë edhe në financat dhe mënyrën e udhëheqjes për mbeturinat e deponisë Drislla- deklaroi Petre Shilegov, Kryetar i Qyteti të Shkupit.
Për të hetuar nëse mbetje të ngjashme nga Italia kanë përfunduar edhe në deponinë Drislla, nga organi më kompetent për të inspektuar në terren, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor, thonë se dy kontrollet e fundit në Drislla i kanë bërë në muajin Nëntor. Sipas Inspektorit Hysni Thaçi nuk ka pasur gjetje të mbeturinave të importuara.
” Njëri ka qenë i rregullt dhe tjetri ka qenë i jashtëzakonshëm, por nuk janë konstatuar parregullsi në punën e ndërmarrjes dhe për konstatimet i kemi njoftuar organet kompetente. Drislla nuk importon mbetje, dmth asnjë lloj të mbeturinave nuk i sjell nga jashtë vendit, për shkak se nuk posedon leje. Veprimtaria e tyre është deponimi i bërllokut komunal dhe djegia e mbetjeve medicinale- tha Hsyni Thaçi, Inspektorati Shtetëror i Ambientit Shtetëror.
Ambientalistët kërkojnë që organet hetuese të vendit të ndjekin modelin e prokurorisë bullgare dhe të hapin hetim sipas denoncimeve që në Drislla është djegur edhe bërllok i sjell nga jashtë shtetit me mbetje toksike. Nga Shoqata për mbrojtjen e ambientit jetësor kërkojnë dorëheqjen e drestuesve të ministrisë së ekologjisë.
” Të dalim në protestë dhe të bëjmë shtypje të fuqishme ndaj institucioneve në çfarëdolloj mënyre për të shprehur revoltin sepse duke ndenjur në shtëpi dhe duke shkruar nëpër rrjetet sociale asgjë nuk arrihet. Ne duhet të jemi syçelë dhe të mbrojmë vetveten kur kemi institucione të pa afta. Kërkojmë dorëheqjen e Ministrit dhe të zëvendësministrit të ekologjisë sepse në vendin tonë nuk është bërë asnjë kontroll me dekada të tëra- pohoi Dragana Vellkovska, Ambientaliste .
Dhjetë ditë më parë Prokuroria Themelore e Shkupit, konstatoi se nuk ka gjetur asnjë provë që është kryer vepër penale nga “Drisla” e cila sipas denoncimeve se djegur mbeturina mjekësore në mënyrë të paligjshme. Një vit më parë, Ministria Ekologjisë dhe Inspektorati Mjedisit u njoftuan se furra që digjte mbeturina mjekësore dhe materieve tjera të rrezikshme është lënë jashtë funksionit për shkak të dëmtimeve të filtrit. Pas një muaji u aktivizua, siç u tha, duke respektuar standardet ekologjike.
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...