Maqedoni, Drejtorinë e të Ardhurave Publike do ta drejtojë Sanja Lukarevska

23:17 | 27 Tetor 2020
Arditë Shkodra

Me vendim qeveritar, Faruk Omeri sot u shkarkua nga ushtrues detyra i drejtorit të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, dhe me vendim tjetër Sanja Llukarevska u emërua për drejtore e këtij institucioni.

Llukarevska gjatë ditës së sotme dha dorëheqje nga posti i deputetes, ndërsa para se të bëhet deputete, ajo për disa vite ishte në krye të DAP-it, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ndryshe, Llukarevska ishte deputete e koalicionit ‘Mundemi’ e udhëhequr nga LSDM, ndërsa në vend të saj deputete do të jetë Lidija Tasevska.

Të ngjashme