Google ADS

Maqedoni, do të themelohet Agjencia për anti-doping

23:18 | 13 Tetor 2021
A Z

Qeveria në seancën e sotme të 112-të e shqyrtoi informatën e Agjencisë për Rini dhe Sport për nevojën për themelimin e Agjencisë së pavarur për anti-doping.

Siç informojnë nga pres shërbimi i Qeverisë, për këtë qëllim, Qeveria e obligoi Agjencinë për Rini dhe Sport që në afat prej gjashtë muajve të inicojë dhe realizojë takime koordinatove me përfaqësues të anti-doping organizatave kombëtare të vendeve në fqinjësi dhe anti-doping Agjencisë botërore (WADA) me qëllim të këmbimit të përvojave, prej të cilave do të dalin rekomandime për praktikë më të mirë, në pajitm me indikatorët relevantë, pas çka do të përgatiste analizë komparative dhe zgjidhje të mundshme dhe rekomandime për funksionimin organizativ dhe implikimet fiskale nga themelimi i Agjencisë për anti-doping.

Themelimi i Agjencisë për anti-doping del edhe nga obligimet e Konventës ndërkombëtare për luftë kundër dopingut në sport të UNESKO-s, që vendi i jonë e ka nënshkruar në vitin 2008 dhe i cili, mes tjarash, ka për qëllim ta zvogëlojë frekuencën e doping substancave dhe doping mjeteve tjera dhe metodave të ndaluara, ta përforcojë doping kontrollin me zbatimin e teknologjive më të reja për zbulimin e tyre, ta garantojnë efilkasitetin e sankisoneve, të cilat ndërmerren kundër atyre që kanë përdorur doping, si dhe të bashkëpunojë me organizatat sportive në planin ndërkombëtar në luftën kundër dopingut.

Të ngjashme