Google ADS

Maqedoni, deri tani janë arrestuar 192 persona që s’kanë respektuar orën policore

14:16 | 28 Mars 2020
Arbresh.info

Ministri për Punë të Brendshme, Naqe Çulev tha se “masën për kufizim të lëvizjes nuk e kanë respektuar 502 qytetarë, prej të cilëve 459 persona janë prej 18 deri 67 vjet.

“Në 24 orët e fundit, 94 persona nuk e kanë respektuar masën. Për shkak të mosrespektimit të masës janë arrestuar 192 persona, prej të cilëve, vetëm 37 janë në 24 orët e fundit”, tha Çulev, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai thotë se 136 personave u është tërhequr vëmendja ndërsa në rastet tjera po ndërmerren masa shtesë.

“Në Prokurori janë dërguar 123 kallëzime penale dhe 12 raportime ku përfshihen 150 kryes. Për masat e vetizolimit dhe izolim janë dhënë 1620 vendime për izolim prej të cilëve 90 për 24 orë”, tha Çulev.

Ai shtoi se dje nga Malmo dhe Zagrebi kanë ardhur 290 udhëtarë ndërsa sot pritet të vinë nga Lubjana dhe se mbi 2000 qytetarët ndodhen në karantinë shtetërore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme