Vëzhguesit dhe zyrat rajonale të MOST në votimin e sotëm në zgjedhje kanë regjistruar shumë mosrespektime të procedurës së votimit dhe reagim nga ana e bordeve zgjedhore në 10 vendvotime, probleme të shkaktuara nga persona të paautorizuar në një vendvotim dhe mosrespektim të procedurës së votimit dhe probleme të shkaktuara nga votuesit.
Kjo u kumtua në konferencën për shtyp të pasdites në të cilën drejtori ekzekutiv i MOST, Darko Aleksov theksoi se mosrespektimi i procedurës së votimit dhe reagimi nga ana e këshillave zgjedhore është vërejtur në vendvotimin 2762 në komunën e Kisela Vodës, ku një votues ka pasur gjurmë boje, nuk i është lejuar të votojë. Votuesi ka filluar të protestojë, janë thirrur përfaqësues nga KKZ-ja të cilët anëtarëve të KZ-së iu thanë se duhet vetë të vendosin nëse do t’i lejojnë të votojë. Votuesi kishte filluar edhe të kërcënohet, pas çka anëtarët e KZ-së votuan dhe vendosën t’i lejohet të votojë.
Në vendvotimin 1042/1 në komunën e Kumanovës, KZ gabimisht ka dhënë dy fletë për zgjedhjen e këshillit. I kanë bërë thirrje KKZ-së dhe është bërë procesverbalë. Votimi është ndërprerë për rreth 10 minuta.
Në vendvotimin 2639 në komunën e Karposhit, një votuesi i janë dhënë dy fletë pas çka votuesi ka reaguar dhe votimi është ndërprerë për 20 minuta. KZ-ja ka bërë procesverbal, votuesit i është dhënë fletë e përshtatshme, pas çka votimi ka vazhduar.
Në vendvotimin 2737, komuna e Aerodromit, një votuesi i janë dhënë dy fletëvotime nga blloku i njëjtë. Votuesi i ka rrethuar, por para se t’i vendos në kutinë votuese KZ-ja ka vërejtur se votuesi ka 2 fletëvotime të njëjta, pas çka njëra i është marrë dhe e ka lënë në zarf për fletë të pavlefshme dhe i ka dhënë fletë të re votimi. Është bërë edhe procesverbal.
Në vendvotimin 0663 në komunën e Karposhit, gjatë grisjes së fletëvotimit nga blloku një pjesë e fletëvotimit ka mbetur e pagrisur, dhe me këtë rast fletëvotimi u la në zarf, është bërë procesverbal, ndërsa votuesit i është dhënë fletë e re.
Në vendvotimin 1376 në komunën e Prilepit, tre fletë të pashfrytëzuara janë gjetur pas paravanit nga ana e KZ-së. Votimi është ndërprerë për 10 minuta, është thirrur KKZ-ja, është bërë procesverbal, ndërsa fletët janë lënë në kutitë.
Në vendvotimin 1456 në komunën e Prilepit, pas paravanit është gjetur fletëvotim i pashfrytëzuar, pas çka e njëjta është lënë në kutinë e votimit.
Në vendvotimin 0669 në komunën e Kavadarit, 10 votues nuk janë kontrolluar me llambën UV. Në vendvotimin 0741 në komunën e Kërçovës, shtatë raste të votimit familjar, me ç’rast janë keqpërdorur 17 vota, ndërsa Këshilli zgjedhor nuk ka reaguar edhe në vendvotimin 0998 në komunën e Kumanovës, llamba nuk punon gjysmë ore, ndërsa KZ-ja nuk reagon.
Aleksov potencoi se probleme të shkaktuara nga persona të paautorizuar ka pasur para SHF “Goce Delçev” në Negotinë ku ka persona të paautorizuar me lista.
Mosrespektim të procedurës së votimit dhe probleme të shkaktuara nga votuesit, MOST ka vërejtur në vendin e votimit 2469 në komunën Çuçer Sandevë, rreth orës 13:00 kur një votues ka dashur të votojë në emër të personit të tij të afërt. Pasi KZ nuk i ka lejuar, personi ka tentuar ta marrë fletëvotimin, pas çka votimi është ndërprerë dhe është thirrur policia. Pasi policia ka bërë inspektim dhe është bërë procesverbal nga ana e policisë së KZ-së, votimi ka vazhduar. Ndërprerja ka zgjatur 40 minuta.
Në vendvotimin 1273 në komunën e Ohrit, një votues e ka fotografuar fletëvotimin dhe e ka lënë në kutinë e votimit. Është thirrur policia e cila e ka arrestuar votuesin.
Në vendvotimin 2699 në komunën e Aerodromit, është gjetur një fletëvotim pas paravanit. KZ-ja e ka shpallur fletën të pavlefshme.
Në vendvotimin 2576/1 në Gjorçe Petrov, një votues i ka fotografuar fletëvotimet, KZ-ja ka thirrur polici dhe votuesi është arrestuar. Votimi është ndërprerë 10 minuta, ndërsa fletëvotimet janë anuluar edhe në vendvotimin 2653, në komunën e Karposhit, kur një votues ka lënë dy fletë pas paravanit, KZ-ja ka vërejtur se janë atje, e ka kthyer votuesin mbrapa, por ai nuk ka dashur të votojë, pas çka fletët janë anuluar. /Zhurnal.mk/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...