Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe vlerëson se kopshtet mund të fillojnë në shtator.
Ai tha se protokollet se si të organizohet puna, janë diskutuar disa muaj më parë, dhe modelet nga vendet e tjera janë marrë në konsideratë. Sidoqoftë, në takimin e fundit të Komisionit për Sëmundjet Infektive u diskutua se çfarë duhet bërë nëse një fëmijë ka temperaturë.
“Në mbledhjen e fundit të Komisionit për Sëmundje Infektive folëm për algoritmin se si do të vepronim nëse shfaqej një fëmijë me temperaturë. Në atë kuptim, ne patëm një takim të përbashkët me të gjithë drejtorët e Qendrave për Shëndet Publik në vend. Të dihet se si do të jetë komunikimi midis kopshtit, qendrës së shëndetit publik, pediatrit të familjes dhe si do të informohen dhe me cilin algoritëm dhe cilët prindër, cilët fëmijë në të njëjtin grup apo të tjerët, sipas rrezikut të vlerësuar nga epidemiologu. Pra, kemi menduar dhe diskutuar dhe sqaruar dilemat për të gjitha aspektet në lidhje me fillimin e punës së kopshteve. Pra, është e nevojshme vetëm në një seancë qeveritare të merret një vendim i duhur me propozimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për datën e saktë të fillimit të punës”, tha Filipçe.
Çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së, Maqedonci thotë se...
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Banorët hamendësojnë se sa mund të jetë ora
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Abdixhiku pret në takim ambasadorin e Zvicrës, flasin për zg...