Në të gjitha qytetet e vendit, si në ato ku është në fuqi ora policore ashtu dhe në qytetet ku deri në ora 16:00 qytetarët kanë qenë të lirë, pjesëtarë të policisë kanë dalë në rrugët kryesore për të parandaluar vizitën në varreza dhe kryerjen e riteve fetare për Ditën e Shpirtrave, të cilën e shënojnë sot besimtarët ortodoks. Në qytetet që nuk kanë qenë në izolim të plotë 80 orësh, e kryesisht në Veles dhe Manastir, policia ka bllokuar edhe rrugët që çojnë drejt varrezave për të parandaluar vizitat e qytetarëve atje.
Por shumë besimtarë ortodoks, e në veçanti pas thirrjeve të klerikëve fetarë, këtë ditë e kanë shënuar në kisha. Në Veles dhe Manastir raportohet se kishat kanë qëndruar të hapura që aty të kryhen ritet të cilat tradicionalisht kryhen në varreza. Drejtuesit e tempujve fetarë kanë thënë se kanë angazhuar persona për ruajtjen e rendit, është mbajtur distanca dhe besimtarët kanë mbajtur edhe maska.
Lutjet në kisha janë kryer pas thirrjes së drejtuesve fetar lokal. Dje në mitropoliti Agatangell nga Dioqeza e Vardarit bëri thirrje që besimtarët nga kishat e Velesit, Kavadarit, Negotinës dhe Gjevgjelisë t’i vizitojnë masivisht kishat gjatë festave.
Por edhe përkundër deklarimeve se respektohen masat mbrojtëse, kjo veprime janë vepruar si shkelje ligjore dhe ka ngritur alarmin e institucioneve për shkak të rrezikut nga shpërndarja e pandemisë. Prokuroria Themelore Publike Veles hapi lëndë pas këtyre thirrjeve, që erdhën përderisa në fuqi është ndalesa për grupim në territorin e gjithë shtetit, ndalesa për lëvizje të popullatës në periudha të caktuara kohore dhe ndalesa për të vizituar varrezat.
Me qëllim verifikimin e fakteve në këtë lëndë dhe përgjegjësisë eventuale penale, kumtoi sot Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, prokuroria e Velesit i dha udhëzime SPB Veles për sigurimin e të dhënave sa i përket veprës së kryer penale dhe hetimit të rrethanave se përmban tipare të veprës penale, si dhe në pikëpamje të respektimit të masave të cilat janë përcaktuar nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Edhe ministri i shëndetësisë, ka thënë dje se thirrja e kreut të Kishës Ortodokse për të vizituar masivisht kishat gjatë festës fetare është në kundërshtim me gjithçka që po e bëjnë autoritetet në parandalimin e pandemisë. Ai kërkoi nga Agatangell ta heq thirrjen e tij që të mos rrezikohet shëndeti i qytetarëve./Shenja/
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...