Ministria e Arsimit dhe Shkencës rikujton se në rrjedhë është Konkursi për aplikim për bursë për nxënës për vitin shkollor 2020/2021 i cili zgjat deri më 9 nëntor.
Konkurset janë shpallur në ueb faqen e MASH-it, ndërsa dokumentet e nevojshme (gjenden në linkun) mund të dorëzohen edhe në formë të letrës përmes arkivit të MASH-it, ose në mënyrë elektronike përmes internet platformës www.konkursi.mon.gov.mk.
Kandidatët të cilët aplikojnë në mënyrë elektronike nuk janë të obliguar që dokumentet t’i dorëzojnë në formë të letrës dhe anasjelltas, ndërsa për nxënësit të cilët për ndonjë arsye nuk kanë mundësi ose nuk do të zgjedhin të aplikojnë në mënyrë elektronike, dokumentet i dorëzojnë vetëm në letër në MASH, ndërsa aplikimi do të konsiderohet i vlefshëm dhe do të jetë lëndë e shqyrtimit të komisionit kompetentë.
Duke e marrë parasysh gjendjen momentale epidemiologjike në vend, në interes të mbrojtjes së shëndetit personal, dhe mbrojtjes së shëndetit publik, Ministria e Arsimit dhe Shkencës Ju bënë thirrje kandidatëve potencial për të fituar bursën , nëse kanë mundësi të shfrytëzojnë mënyrën elektronike për parashtrimin e aplikacionit, i cili është i sigurt, por edhe i zakonshëm sa i përket dorëzimit të dokumenteve në formë të letrës në hapësirat e MASH-it.
“Rikujtojmë se përveç kategorive të zakonshme të bursave të cilët ishin deri më tani: bursa për mbështetje sociale të nxënësve, bursa për nxënës të talentuar, për nxënës të talentuar sportist, fëmijë pa prindër dhe për nxënës me nevoja të veçanta, për nxënës të regjistruar në ASHS ‘Akademinë për sport’, bursa për nxënës rom dhe nxënës nga profesioni hotelieri- turizëm, për këtë vit shkollor Ministria e Arsimit dhe Shkencës siguron edhe disa kategori plotësuese të bursave për nxënësit nga arsimi i mesëm profesional”, thuhet në kumtesë.
Gjithashtu, mundësi aplikimi kanë edhe nxënësit e drejtimeve makineri, bujqësi-veterineri, tekstil –lëkurë, elektroteknik dhe ndërtimtari- gjeodezi. Përzgjedhja e këtyre drejtimeve është bërë në bazë të kërkimit për nevojat e shkathtësive të tregut të punës në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2020, realizuar në bashkëpunim me Agjencinë e Punësimit.
Përveç Konkurseve për ndarjen e bursave për nxënës njoftojmë se në rrjedhë është gjithashtu edhe Konkursi për kthimin e mjeteve për blerjen e instrumentit muzikor për vitin shkollor 2020/2021, ku 25 nxënësve të regjistruar në shkollat e mesme shtetërore ku realizohen planet dhe programet mësimore për art muzikor, ndërsa i plotësojnë kushtet sipas Konkursit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ua kthen një pjesë të mjeteve për instrument muzikor të blerë në vlerë prej 75% të mjeteve të paguara, mirëpo jo më shumë se 100.000 denarë për instrument. Aplikimi zgjat 60 ditë nga dita e shpalljes së Konkursit.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...