Maqedoni, 871 pacientë me coronavirus po trajtohen në repartet infektive

14:38 | 31 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Në 24 orët e kaluara në qendrat kovide në spitalet në të gjithë vendin, është raportuar se një total prej 540 pacientësh pozitivë dhe të dyshuar për coronavirus po trajtohen, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

“Sipas raporteve të spitaleve që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në baza ditore, 35 pacientë pozitivë ose të dyshuar për COVID-19 janë të shtruar në spitalin në Manastir. 53 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit.

Janë 26 pacientë në Repartin e Sëmundjeve Infektive në Tetovë, 15 pacientë po trajtohen në Veles, ndërsa në Kumanovë 88 pacientë. 70 pacientë janë shtruar në spitalin në Qendrën Kovide në Ohër, Prilep 73, në Gostivar 31, në Strugë 22, 46 pacientë u shtruan në spitalin e Strumicës, 18 në Koçan, 8 në Kërçovë, 27 në Kavadar, 12 në Gjevgjeli dhe 5 në Dibër, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga atje shtojnë se numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë ose të dyshuar për coronavirusin që trajtohen në departamentet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 871 dhe ka rreth 450 shtretër spitalor të zbrazët në qendrat kovide.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme