Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni e ka publikuar analizën e të vaksinuarve, nga rastet pozitive me Covid-19, në periudhën nga 6 gusht deri më 7 tetor.
Nga MSH thonë se të vaksinuar konsiderohen personat që janë vaksinuar me dy doza dhe kanë kaluar të paktën 14 ditë nga marrja e dozës së dytë të vaksinës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në periudhën nga 06.08 deri 7.10.2021 në territorin e vendit, 38,019 qytetarë ishin pozitivë nga ata të testuar për Covid-19, 24% e tyre ishin plotësisht të vaksinuar, pra 9,163 persona. Ekziston një numër i madh i qytetarëve të pavaksinuar që u infektuan me Covid-19”.
“Sipas statistikave për dy muajt e fundit, 28,856, qytetarë, pra 76% e rasteve pozitiv nuk ishin të vaksinuar. Përqindja e personave të shtruar në spital që nuk janë të vaksinuar është 81%, ndërsa vetëm 19% e të gjithë pacientëve të hospitalizuar aktualisht janë plotësisht të vaksinuar”.
“Vdekshmëria tek të pavaksinuarit është në mënyrë drastike më e lartë.. Në periudhën nga 6.08 deri në 7.10.2021 në territorin e vendit vdiqën 1277 pacientë me Covid-19, prej të cilëve 1070 pacientë të vdekur, pra 84% nuk ishin të vaksinuar, dhe vetëm 16%, pra 207 ishin të vaksinuar”, thonë nga MSH.
Sipas analizës, të vdekurit kanë pasur disa sëmundje kronike të kombinuara. Pacientët u vaksinuan me të gjitha llojet e vaksinave që dispozicion në RMV.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...