Maqedoni, 725 gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse

11:35 | 18 Nëntor 2020
Arditë Shkodra

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni informon se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për parandalimin e koronavirusit.

Në 24 orët e fundit nga MPB thonë se janë dhënë 725 gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

MPB ju bën apel qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria për parandalimin e Covid-19.

Të ngjashme