Marrëveshja e nënshkruar me Bankën Botërore siguron 70 milion euro për rehabilitimin, rindërtimin dhe përmirësimin e 450 km rrugë lokale në 80 komuna të vendit ndërsa marrëveshja është nënshkruar mes Ministrisë së financave dhe Bankës Botërore.
“Secila qindarkë e investuar në infrastrukturë është kthyer në katërfish: promovohet transporti, tregtia, turizmi dhe në të njëjtën kohë sigurohen kushte më të mira jetese për qytetarët. Ky projekt do të sigurojë fonde për të përmirësuar infrastrukturën lokale në të gjithë vendin. Projekti është pjesë e Kornizës së Partneritetit të Bankës Botërore në periudhë 4 vjeçare, 420 milion euro që përfshinë investime në infrastrukturë, projekte të investimeve të kapitalit njerëzor, qëndrueshmëri fiskale dhe qëndrueshmëri të mjedisit”, theksoi kështu zëvendësministrja e financave Shiret Elezi.
Fondet sigurohen në kushte jashtëzakonisht të favorshme, me një periudhë shlyerjeje 15 vite dhe një periudhë mospagimi 5 vite si dhe një normë interesi prej 6 muaj EURIBOR është rritur për një shtrirje fikse, duke bërë që norma e interesit tani të jetë 0.15%.
Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ka krijuar tashmë një njësi për zbatimin e projektit, ku komunat mund të paraqesin projektet.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...