Maqedoni: 650 gjykime të anuluara vetëm për një vit e gjysmë, shkak mungesa e prokurorëve

10:43 | 21 Tetor 2018
V. S.

Për një vit e gjysmë (nga viti 2017 deri në qershor të vitit 2018), në Gjykatën Penale të Shkupit janë anuluar gjithsej 672 gjykime, prej të cilave 650 u anuluan në Njësitin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për shkak të mungesës së prokurorëve, tregojnë të dhënat e publikuara për “Makfax” të cilat i mori nëpërmjet qasjes së lirë deri tek informacionet me karakter publik.

Nga Njësia e Shkupit thonë se, “ju informojmë se pas kontrollimeve të kryera në sistemin AKMIS është konstatuar se në periudhën e sipërpërmendur për shkak të mungesës së prokurorëve publik në Njësinë e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në kuadër të kësaj gjykate, janë anuluar 22 seanca kryesore, ndërsa në Njësinë e Penales për të rritur gjithsej janë anuluar 650 seanca kryesore”.

Sasho Rajçev, shef i prokurorisë së Shkupit, tha se arsyeja për shtyrjen e seancave ishte ndër të tjera mungesa e prokurorëve, si dhe kapaciteteve teknike dhe personelit të institucionit që duhet të ndjekin penalisht./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme