Këtë vit, Dita e Minatorëve festohet me modesti në miniera, arsyeja është kriza me coronavirusin, sepse shëndeti i minatorëve është më i rëndësishmi, tha për AIM-në kryetari i Shoqatës së Minierave të Maqedonisë, Nikolajço Nikollov.
Ai theksoi se këtë vit në minierën e bakrit “Buçim” në Radovish u dha 60 punëtorë çmime, të cilat arrijnë nga 6.000 deri në 10.000 denarë.
“Minierat në Maqedoni në vend veprojnë në përputhje me protokollet shëndetësore. Pandemia nuk ndikon në operacionet financiare të këtij sektori. Vlerësimi është se ato funksionojnë pozitivisht. Paga mesatare e minatorëve në vend aktualisht është rreth 600 euro”, thotë Nikollov.
Ai njoftoi se deri në fund të vitit, në sektorin e minierave do të hapet një organ minerar “Borov Dol”, i cili duhet të vazhdojë funksionimin e “Buçim” në Radovish në dhjetë vitet e ardhshme./telegrafi/
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?