Google ADS

Maqedoni, 580 raste të reja me Covid-19

21:27 | 5 Janar 2021
Arditë Shkodra

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2.431 teste, ndërsa janë regjistruar 580 raste të reja me COVID-19, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në Shkup-254, Kumanovë-32, Dibër-10, Shtip-12, Prilep-30, Tetovë-21, Strugë-7, Veles-28, Manastir-23, Ohër-23, Kavadar-30, Gostivar-18, Gjevgjeli-15, Strumicë-17, Kriva Pallankë-7, Radovish-1, Koçan-6, Probishtip-3, Makedonski Brod-2, Pehçev-1, Berov-9, Vallandov-3, Vinicë-1, Sveti Nikollë-1, Kërçovë-12, Resnjë-5 dhe Negotin-9.

9 persona vdiqën, tre pacientë nga Shkupi (88,71 dhe 77), një nga Manastiri (73), tre nga Strumica (71, 76 dhe 66), një nga Kërçova (86) dhe një pacient nga Resnja (72). Pacientët vdiqën në spital.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me coronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 84.709.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme