Maqedoni, 500 dënime për prindërit që nuk kanë vaksinuar fëmijët

18:16 | 16 Gusht 2019
Arbresh Info

Vetëm këtë viti do të shqiptohen 500 dënime për prindërit që nuk i kanë vaksinuar fëmijët.

Inspektorati Shëndetësor ju ka shqiptuar dënime që të gjithëve që nuk kanë vaksinuar fëmijët dhe thonë se numri i fëmijëve të pavaksinuar ka qenë më i madh, por disa prej tyre kanë paguar gjysmën e shumës, dhe pjesa tjetër kanë dorëzuar dokumente ku fëmija në ndërkohë ka marrë vaksinën ose dokumente ku fëmijës nuk i lejohet pranimi i vaksinës për shkak të gjendjes shëndetësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Dënimi është rreth 300 euro, por nëse paguhet brenda 8 ditëve do të përgjysmohet në 150 euro, por kjo nuk i amniston prindërit që nuk vaksinojnë fëmijët e tyre, fëmijët e pavaksinuar përsëri nuk do të pranohen në çerdhe”, thotë Irina Sotirova Bukova, drejtore e Inspektoratit Shëndetësor.

Nga ky inspektorat presin përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë dhe Arsimit se çfarë do të ndodh me fëmijët e pavaksinuar, a do të mbesin në shtëpi apo do të shkojnë në shkollë.

Ndryshe, që nga fillimi i epidemisë së fruthit janë vaksinuar mbi 35.000 persona, megjithatë 8.600 fëmijë ende nuk janë vaksinuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme