Maqedoni, 416 raste aktive me Covid-19

11:14 | 19 Qershor 2021
Arditë Shkodra

Maqedonia ka 416 raste aktive, prej të cilave 158 janë në Shkup. Sipas të dhënave të publikuara në Institutin për Shëndet Publik, nga 3.680 testime, kishte vetëm 19 raste të reja, dy të vdekur dhe 14 të shëruar.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve që nga fillimi i pandemisë është 155.612, ndërsa numri i të shëruarve 149.722 dhe numri i të vdekurve 5.474.

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se vaksinimi zhvillohet pa pengesa në të gjitha pikat në Maqedoni, ndërsa gjithsej 454.104 persona kanë aplikuar për vaksinim përmes ueb-faqes vakcinacija.mk, kurse deri tani deri tani janë vaksinuar 274.710 qytetarë.

Sipas të dhënave të fundit,. mbi 50% e popullatës mbi 70 vjet ka pranuar të paktën një dozë të vaksinës, 45% e popullatës mbi 54 vjet ka pranuar të paktën një dozë të vaksinës dhe 38% të popullatës mbi 60 vjet është vaksinuar me një vaksinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme