Sipas Eurostat, mbi 95.3 milionë njerëz në BE ose 22 për qind e popullsisë ishin në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social.
Ky tregues në vend është dyfish më i lartë dhe e rendit Maqedoninë (pas Shqipërisë) të dytën në Europë dhe në rajon për nivelin e njerëzve që jetojnë të rrezikuar nga skamja
Në vitin 2022 mbi 40 për qind e popullsisë në Maqedoni kanë përjetuar një prej tre rreziqeve të varfërisë dhe përjashtimit social – varfëri, privim i rëndë material dhe social, ose jetesë në një familje me të ardhura shumë të ulëta nga puna. Këto janë të dhëna që i ka publikuar sot Eurostat ku vërehet se përqindja e popullsisë së varfër në vend është shumë lart sesa përqindja evropiane.
Sipas Eurostat mbi 95.3 milionë njerëz në BE ose 22 për qind e popullsisë ishin në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social. Ky tregues në vend është dyfish më i lartë dhe e rendit Maqedoninë (pas Shqipërisë) të dytën në Europë dhe në rajon për nivelin e njerëzve që jetojnë të rrezikuar nga skamja. Sipas të dhënave europaine çdo i treti banor i Ballkanit (pra mbi 7.9 milionë nga gjithsej 23.3 milionë banorë), janë të ekspozuar ndaj rrezikut të varfërisë, të dhëna këto që tregojnë se varfëria është një nga problemet kryesore me të cilat po përballet popullsia në rajon dhe se po bëhet gjithnjë e më e vështirë gjetja e një zgjidhjeje.
“Përqindja e njerëzve në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social ndryshonte në vendet e BE-së në vitin 2022. Vlerat më të larta u raportuan në Rumani (34%), Bullgari (32%), Greqi dhe Spanjë (të dyja 26%). Nga ana tjetër, përqindjet më të ulëta u regjistruan në Çeki (12%), Slloveni (13%) dhe Poloni (16%)”, thuhet në raportin e Eurostat. Në të dhënat për vendet joanëtare të BE-së Shqipëria radhitet e para me shkallën e lartë të varfërisë, me afro gjysmën e popullsisë së rrezikuar, ndërsa e dyta Maqedonia. Ky tregues është rritur krahasuar me vitet e kaluara. Nëse pandemia thelloi hendekun e pabarazive, situata u përkeqësua me rritjet e vazhdueshme të çmimeve në përgjithësi.
Nëse viti 2020 ishte një nga vitet më të vështira, kur përballja me pandeminë Covid-19 ishte e rëndë, kategoritë më vulnerabël që u goditën sërish nga kriza ekonomike që pasoi vitin e ardhshëm dhe inflacionin në rritje gjatë vitit 2022. Kriza globale rriti çdo muaj çmimet e produkteve bazike, faturat mujore dhe zinxhirin e shërbimeve të tjera sociale. Në shtimin e numrit të popullsisë të rrezikuar nga varfëria ndikuan edhe çmimet e disa produkteve bazike që vijuan të rriten vitin e kaluar, si vaji me mbi 20 për qind, frutat dhe perimet nga 4 deri në 13 për qind, nënproduktet e qumështit dhe mishit me mbi 3 për qind, ndërsa çmimet u rritën më shumë në transportin ajror me mbi 46 për qind. Kështu shpenzimet e jetesës në mes të vitit 2022 ishin mbi 10 për qind më të larta sesa një vit më parë, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë ishte 11 për qind më i lartë sesa në vitin 2021.
Çfarë është të jetosh në rrezik të varfërisë? Kur personat kanë të ardhura që janë nën pragun e rrezikut të varfërisë, që vuajnë nga privimi i rëndë material dhe social nuk mund të përballojnë të paktën shtatë nga trembëdhjetë artikuj (gjashtë të lidhura me individin dhe shtatë të lidhura me familjen) që sigurojnë një cilësi të përshtatshme jetese. Rreziku i varfërisë dhe i përjashtimit social nuk varet krejtësisht nga niveli i të ardhurave të një familjeje, pasi mund të pasqyrojë gjithashtu papunësinë, punën më të ardhura të pakta etj.
Të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë se shkalla e varfërisë në vitin 2020 ishte 21.8 për qind ose 451.900 qytetarë që jetojnë në varfëri, shifra këto që nuk i përgjigjen realitetit, po të kihet parasysh ekonomia gri.
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...