Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut në raportin për 24 orët e fundit sa i përket pandemisë në këtë vend, kanë bërë të ditur se numri i të shëruarve është më i lartë se sa i të infektuarve.
Sipas tyre 1,068 pacientë janë shëruar, ndërkohë që 929 të tjerë janë diagnostikuar pozitiv me CoVid-19, nga 2,758 testet e bëra.
Ministria ka theksuar se shqetësues mbetet numri i lartë i të vdekurve, ku në mesin e 28 pacientëve që ndërruan jetë sot, është edhe një i ri tjetër 22 vjeç nga Shkupi.
Renditur sipas qyteteve, në kryeqytet humbën jetën pesë pacientë, 6 në Prilep, 3 nga Manastiri, nga 2 në Strugë dhe Kratovë, dhe nga 1 në 10 qytetet tjera të vendit.
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës
Zbulohen dy objektivat e Real Madridit për stinorin e ri