Maqedoni, 17 raste të reja me Covid-19

16:12 | 22 Korrik 2021
Arditë Shkodra

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.896 testime dhe janë regjistruar 17 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja, nëntë janë në Tetovë, gjashtë në Shkup, dhe nga një rast në Gostivar dhe Prilep.

ISHP regjistroi shtatë pacientë të shëruar, prej të cilëve nga tre janë në Tetovë dhe Kumanovë dhe një në Shkup. Po ashtu edhe një pacient 70 vjeçar nga Prilepi humbi betejën me coronavirusin.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni me COVID-19 janë diagnostifikuar gjithsej 155.981 raste me COVID-19, ndërsa prej tyre 150.251 janë shëruar dhe 5.489 persona kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive në Maqedoni është 241.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme