Google ADS

Maqedoni, 16 të vdekur dhe 50 raste të reja me Covid-19

16:29 | 20 Maj 2021
Përparim Bublaku

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.533 testime për coronavirus, ndërsa 50 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-26, Manastir-7, Kumanovë-6, Prilep-2, Ohër-2, Strugë-2, Koçan-1, Gostivar-1, Dibër-1, Vinicë-1 dhe Kratovë-1.

Nga MSH njoftojnë se kanë ndërruar jetë edhe 16 pacientë pozitiv me COVID-19.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 133 pacientë të shëruar.

Ndryshe, me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 154.937, prej të cilëve 146.632 janë shëruar, ndërsa 5.265 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (20 maj) është 3.040./

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme