Google ADS

Maqedoni, 14 të vdekur dhe 467 raste të reja me Covid-19

21:00 | 28 Shtator 2021
Arditë Shkodra

Siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësië nga 3.512 testime janë regjistruar 467 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja 245 janë në Shkup, Kumanovë 47, Veles 27, Prilep 21, Kavadar 17, Kërçovë 13, Manastir 11, Kriva Pallankë 9, Ohër 8, Tetovë dhe Strumicë 6, Shtip, Radovish dhe Valandovë 5, Kratovë dhe Krushevë 4, Gostivar, Gjevgjeli dhe Demir Hisar 3, Negotinë, Dellçevë, Probishtip dhe Makedonski Brod 2 dhe Strugë, Sveti Nikole, Berovë, Bogdanci dhe Makedonska Kamenica 1.

Po ashtu janë regjistruar edhe 496 pacientë të shëruar dhe dhe 14 pacientë të vdekur. Prej vdekejve, 5 janë nga Shkupi, nga 2 në Tetovë dhe KRatovë dhe nga 1 në Demir Kapi, Prilep, Radovish dhe Shtip.

Përndryshe, që nga fillimi i pandemisë ka pasur 190.463 raste me coronavirus, ndërsa prej tyre 171.871 janë shëruar dhe 6.630 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 11.962.

Të ngjashme