Kuvendi i Maqedonisë po debaton për shkarkimin e Marko Zvërlevski. Opozita mbron Zvërlevskin përmes akuzave drejtuar kryeministrit Zoran Zaev dhe deputetëve të shumicës. VMRO-DPMNE-ja mbetet në qëndrimin se pa kompromis me opozitën, shkarkimi i kryeprokurorit do të jetë i vështirë.
Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshovski, tha se me ndërrimin e kryeprokurorit synohet të vendoset një parim tjetër i punës së Prokurorisë.
“Ky hap i kryeministrit tregon qartë brengën e tij për njohurit që Prokuroria i ka për veprat e tij. Me ndërrimin e kryeprokurorit qëllimi është që të vendoset princip tjetër i punës së prokurorisë dhe Zoran Zaev të mos përgjigjet për veprën të cilën tashmë e di i gjithë opinioni, pra rasti Mitmarrja”, tha ai.
Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së i bëri thirrje deputetëve opozitarë të reflektojnë në mënyrë konstruktive.
“Në interes të qytetarëve dhe të gjithë shoqërisë, sa më parë që ikën ky njeri me qëllim që të fillojnë reformat. Këtë e kërkojnë edhe Këshilli i Prokurorëve Publik edhe raporti i Pribesë, i gjithë komuniteti ndërkombëtarë por edhe opinioni jashtë dhe brenda Maqedonisë. Të mos i pengojmë reformat”, tha deputet i LSDM-së Tomisllav Tuntev.
Lëvizja Besa ka bërë të ditur se do të votojë shkarkimin e Zëverlevskit pasi sipas saj ai deri më tani ka qenë prokuror anti-shqiptar. Besa akuzon edhe ministrin e Drejtësisë kuadër i BDI-së për mos përfshirjen e rasteve të montuara kundër shqiptarëve në ekspozenë për shkarkimin e Zvërlevskit.
“Do të votojmë shkarkimin e Prokurorit Zvërlevski për shkak të qasjes anti-shqiptare të Prokurorisë së përgjithshme gjatë udhëheqjes së tij. Të gjithë e dimë se viteve të fundit në Maqedoni janë zhvilluar procedua gjyqësore që shqiptarët i konsiderojnë të montuara e që kanë përfunduar me vendime skandaloze ku viktima kanë qenë kryesisht shqiptarët si në rastet Sopoti e Monstra, ndërsa kjo Prokurori ka qenë protagonisti kryesor i procedurave gjyqësore kundër shqiptarëve”, tha deputeti i Lëvizjes Besa Fadil Zendeli.
Nga 83 deputetët e paraqitur për fjalë, kanë folur vetëm katër prej tyre. Nëse deri të hënën nuk shkarkohet Zvërlevski, nuk përjashtohet që procesi të shtyhet për në shtator. Në muajin gusht, Kuvendi shkon në pushim vjetor./Alsat M/
Xhensila uron 28 Nëntorin me një foto të veçantë
“Mora fjalë” gjëmon në shtëpi, banorët e këndojnë njëzëri
Duka: Fati nuk ishte në anën tonë në këto ndeshje të UEFA Na...
Pacolli flet për herë të parë se si u njoh me Naim Murselin
Specialja nesër me urdhër për zhdëmtimin e viktimave në rast...
Kosova konfirmohet në vazon e katërt për kualifikimet në Kup...