Maqedonasit kërcënojnë me protesta tjera kundër shqiptarëve

18:16 | 18 Mars 2017
Arbresh.info

Bogdan Ilieski, një nga organizatorët e protestave të iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët”, deklaroi sot se aktivitetet e iniciativës nuk do të ndalen, por do të forcohen gjatë periudhës së ardhshme.

Protestuesit, në protestat e mbajtura ditën e sotme në Ohër, kërkuan të formohet platformë maqedonase në interes të Maqedonisë multietnike dhe të përbashkët, dhe jo të zbatohet dygjuhësi dhe shtet binacional dhe gjithë partitë të largohen nga Deklarata sipas tyre, e Tiranës.

Ata gjithashtu kërkuan të mos zgjidhet kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, gjë që kërkohet me ngulm nga partitë shqiptare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme