Me më shumë manifestime në Shkup dhe Manastir, nën moton “Për ne dielli lind në perëndim”, të cilat do të kurorëzohen me koncertin e violinistit shqiptar Shkëlzen Doli në Shkup së bashku me Filarmoninë e Maqedonisë nën dirigjimin e Mihael Macijashçikut nga Polonia, nesër dhe pasnesër do të shënohet 22 Nëntori – Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe 110-vjetori i Kongresit të Manastirit.
Shënimi i festës shqiptare do të fillojë nesër në Institutin për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve me ndarjen e mirënjohjeve dhe ligjëratën me temë “Origjina e panjohur e Himnit të Alfabetit”, ndërsa do të përfundojë me koncertin e Dolit të enjten në Filarmoninë e Maqedonisë dhe ekspozitën e dokumenteve të arkivit “Një komb, një ABC”.
“Shënimi e simbolizon ditën kur potencialet intelektuale të shqiptarëve nga e gjithë bota kanë arrirë të bashkohen drejt unifikimit të alfabetit të tyre, paraqet pikë historike të unifikimit letrar, intelektual, kulturor por edhe etnik të gjithë shqiptarëve”, njoftoi zëvendëskryeministri në Qeverinë e Maqedonisë Bujar Osmani, duke potencuar se kjo ngjarje historike, e ndodhur 110 vite më parë në Manastir, ka pasur një rëndësi të veçantë për shqiptarët e Maqedonisë.
Ai e vlerësoi Kongresin si angazhim të intelektualëve progresiv dhe arsimorë shqiptarë, për t’i dhënë frymë civilizuese arsimit shqiptar, duke e modernizuar përmes njohjes së alfabeti latin si alfabet për komunikim në të shkruar.
“Sot 100 vjet më vonë kjo ngjarje historike ka ndikim edhe në kontekstin politik modern kur shqiptarët nga i gjithë rajoni por edhe në përgjithësi e dëshmojnë orientimin e tyre proevropian. Mu për këtë edhe motoja e sivjetme “Për ne dielli lind në perëndim”, diçka që është parafrazuar nga Naim Frashëri për përcaktimin historik të shqiptarëve dhe vlerat civilizuese të Perëndimit, por gjithashtu e simbolizon edhe përcaktimin e vendit tonë dhe të gjithë qytetarëve drejt të ardhmes evropiane dhe përcaktimit euroatlantik”, tha Osmani.
Kjo, siç tha, ka qenë arsyeja kryesore që Qeveria dhe Kuvendi t’ia ndajnë organizimin Sekretariatit për Çështje Evropiane shënimin e këtij jubileu, duke e pasur parasysh se SÇE është institucioni i cili i promovon vlerat properëndimore dhe proevropiane dhe është faktori koheziv i të gjitha bashkësive etnike në shtet.
Violinisti shqiptar, Shkëlzen Doli, i cili është pjesë edhe e Filarmonisë së Vjenës tha se për të është nder dhe privilegj që pikërisht atij i është ndarë shënimi artistik i ngjarjes dhe shtoi se pret në, siç tha, “natën e madhërishme” të marrin pjesë adhurues të artit edhe prej vendeve të tjera ku jetojnë shqiptarët.
Drejtori i Institutit për Trashëgiminë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, Skender Asani theksoi se programi për shënimin e ngjarjes është përpunuar nën patronatin e Komisionit special për shënimin e 110-vjetorit të alfabetit.
“Në program u munduam që t’i përfshijmë të gjitha rajonet etnike shqiptare dhe vlerësoj se arritëm të përpilojmë një program i cili do të jetë dinjitoz për t’u shënuar 110-vjetori i Kongresit të Manastirit dhe Alfabetit të Gjuhës Shqipe, tha Asani.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...