Nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski thotë se “gjendja e jashtëzakonshme në vend është vazhduar për 14 ditë, por nëse nuk ka vazhdim të sërishëm, s’kemi zgjidhje, ligji është i qartë, zgjedhjet duhet të mbahen më 5 korrik”.
Ai tha se duhet te shkojmë në zgjedhje me konsensus të të gjitha subjekteve politike dhe se opozita maqedonase ikë nga zgjedhjet, për shkak se, sipas tij, rejtingu tregon LSDM-në të parën, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, data e zgjedhjeve nuk është më primare, por përgatitja e protokolleve për organizim të zgjedhjeve, protokoll për fushatë zgjedhore.
Ai shtoi se ne jemi i vetmi vend në botë që nuk ka Kuvend, kemi Qeveri teknik dhe se kjo nuk duhet të ndodhë përjetësisht.
“BE më 14 qershor duhet ta thotë kornizën e bisedimeve me shtetin tonë, ndërsa mospasja e Kuvendit anulon ato procese”, tha Mançevski.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...