Mançevski: Regjistri elektronik, lehtëson regjistrimin e popullsisë

20:28 | 5 Mars 2019
Arbresh.info

Regjistri Qendror Elektronik, nuk do të ketë lidhje me regjistrimin e popullsisë por do të përdoret si mjet për lehtësimin e regjistrimit. Duke shpjeguar propozim ligjin e ri për Regjistër Qendror, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Adiminstratës, Damjan Mançevski, tha se në këtë regjistër do të figurojnë 20 të dhëna themelore për ç’do qytetar si emri, mbiemri, adresa, gjinia, numri amë.

“Për shembull në Fondin për Sigurim shëndetësor do të tërhiqen të dhënat bazë për qytetarët nga Regjistri Qendror elektronik i popullatës, por do të kenë edhe bazë shtesë të të dhënave për sigurimin shëndetësor, dokumente mjekësore e kështu me radhë. Diçka që në Regjistrin qendror nuk do ta kenë. Dhe Institucione tjera të ndryshme do të mund t’i plotësojnë të dhënat në bazën e tyre të informatave”- theksoi Damjan Mançevski”, tha Mançevski.

Sipas tij, Regjistri Qendror Elektronik do të jetë edhe më i thjeshtë për tu azhurnuar. Ai thotë se me këtë zvogëlohen edhe procedurat administrative për nxjerrjen e dokumenteve personale. Kjo për shkak se do të vendosen në përdorim edhe vulat digjitale të cilat do ti kenë të gjitha Institucionet.

Sipas propozim Ligjit, në Regjistrin Qendror Elektronik, nuk do të ketë grafë për përkatësinë etnike të qytetarëve por do të theksohet gjuha që flasin. Në këtë regjistër të do të figurojnë të gjithë qytetarët që kanë shtetësinë e Maqedonisë së Veriut, që do të thotë se mërgimtarët do të duhet të regjistrojnë adresën ku banojnë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme