Mançevski: Operatorët do të dënohen, ilegalisht ndërprenë kanalet televizive

22:07 | 21 Qershor 2020
Arbresh.info

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski në ‘Facebook’ shkroi se operatorët të cilët përkohësisht ndërprenë riemitimin e programit do të dënohen.

Mançevski thotë se është shkelur neni 115 i Ligjit për komunikime elektronike, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në ligj thuhet se operatorët mund përkohësisht të kufizojnë apo ndërprenë qasjen ndaj shërbimeve të tyre vetëm nëse nevojitet rikonstruim, modernizim, mirëmbajtja apo pengesë teknike dhe mungesë të rrjetit.

Duke marrë parasysh se kjo ndërprerje nuk ka të bëjë me të lartpërmendurat, ministri Mançevskit, thotë se është shkelur ligji.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme