Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Damjan Mançevski, merr pjesë në konferencën ndërkombëtare për partneritet të hapur qeveritar, që mbahet në Tiblisi në Gjeorgji.
Ai ka folur në temën “nga angazhimi deri te ri-krijimi. Rikrijimi i besimit për reforma më të mira për qeveri të hapura” adresoi për masat dhe aktivitet që Qeveria e Maqedonisë dhe Ministria për shoqëri informatike dhe administratë, i ndërmori këtë vit më qëllim që institucionet të jenë transparente dhe të japin llogari dhënie.
“Sollëm vendimin me të cilën i obliguam të gjitha institucionet shtetërore të shpallin listë nga 21 dokumente nga interesi i përgjithshëm. Marrëveshjet e arritur përmes furnizimeve publike nuk janë më të fshehura në Maqedoni, por publikisht shpallen dhe janë të qasshme për të gjithë qytetarët. Hap i madh është llogaridhënie se si harxhohen paratë të qytetarëve dhe arritëm të shpallim informacione për shpenzimet zyrtare të ministrave, zëvendësve të tyre dhe Sekretarëve Shtetëror”, tha Ministri Mançevski.
Ai shtoi se listën e kanë nënshkruaj mbi 50 institucione, drejtorët e tyre dhe udhëheqësit e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Me atë që ne premtuam dhe që po e zbatojmë në praktikë janë diskutime publike dhe konsultime për të gjitha politikat publike që i sjellim. Vërtetim për këtë është zmadhimi i afatit për komentim në ENER nga 10 ditë në 20 ditë. Në këtë mënyrë të gjithë të interesuarit kanë dyfish më shumë mundësi të përfshihen në gjithë procesin për krijimin e ligjeve”, theksoi Ministri Mançevski.
Në kontekstin e zhvillimit të politika për shpallje të të dhënave publike nga institucionet shtetërore, për shkak të përmirësimit të transparencës dhe llogaridhënies të institucioneve, dhe në të njëjtën kohë në potencial ekonomik nga shpallja e të dhënave publike, ministri Mançevski foli për strategjinë për planin aksionar për të dhëna publike.
Duke u përgjigjur në pyetjen se cilat janë aktivitet e planifikuara për Maqedoninë të jetë lider në rajon për transparencë dhe llogaridhënie, Ministri Mançevski u referua në të dhënat e hulumtimeve të fundit të ACTION SEE.
“Shumë më gëzon që mund të them se Maqedonia tashmë është lider në rajon në transparencë dhe llogaridhënie. Këtë e tha hulumtimi i fundit i ActionSEE, sipas t cilës Qeveria e Maqedonisë është në vend të parë në krahasim me Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën, Serbinë dhe Malin e Zi. Por i njëjti ky hulumtim, vitin e kaluar Maqedonia ishte në vendin e fundit. Kjo është një sukses për të gjithë neve që punuan me partneritet me organizatat qytetare dhe qytetarët”, tha Mançevski.
Sipas tij, kjo Qeveri i vendos standardet për qeverisje, dhe standardet të sjelljes politike dhe ndërton kulturë të re politike në Republikën e Maqedonisë, që do të jetë obligim i secilës garniturë të re qeverie.
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...