Sistemi elektronik i kartave shëndetësore nuk po funksionon dhe do të shfuqizohet, ndërsa qytetarët do të kenë një mundësi të unifikuar për një identifikim të tillë duke përdorur teknologjinë, tha ministri Damjan Mançevski në një debat publik për dixhitalizimin në Tetovë.
“Teknologjia ka përparuar që të ketë një mënyrë të ligjshme dhe të sigurt për ruajtjen e të dhënave në pajisjet mobile, në mënyrë që të mos ketë një plastikë të veçantë për letërnjoftim ose kartë shëndetësore. Shkojmë në integrimin e dokumenteve. Nëpërmes pajisjeve të celularëve duhet të adaptojnë sistemin. Unë mendoj se do të bëhemi një vend udhëheqës në Evropë”, tha Mançevski.
Nga 1500 shërbimet ekzistuese, 800 janë tashmë të disponueshme në uslugi.gov.mk. Pjesa tjetër pritet të shtohet në muajt e ardhshëm.
“Dëshirojmë të arrijmë situatën ideale, që të gjitha institucionet të anëtarësohen në Regjistrin Qendror të Popullsisë, i cili do të marrë ca kohë dhe do të duhet të ndryshojë proceset”, tha Mançevski.
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024