Përqindja më e lartë e prodhimit të brendshëm bruto vjen nga sektori i informatikës dhe pikërisht ky burim është fakt që na jep arsye të forta të investojmë në dixhitalizim”, theksoi Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski në një panel diskutimi mbi dixhitalizimin.
Mançevski, siç thuhet në deklaratën e LSDM-së, theksoi përfitimet e dixhitalizimit dhe tha se përmirëson ndjeshëm cilësinë e jetës për të gjithë qytetarët, sjell institucione dhe shërbime për qytetarët dhe kontribuon në luftën kundër korrupsionit.
Ai vlerësoi se dixhitalizimi do t’u mundësonte qytetarëve që të kishin të gjithë dokumentet e tyre personale në telefonat e tyre, kështu që nuk do të kishte nevojë të prisni gjatë nëpër sportele.
“Është koha që letërnjoftimi dhe libreza shëndetësore të shkojnë në histori”, tha Mançevski, duke shtuar se me teknologjinë e re, do të arrihet derri tek identifikimi i plotë nëpërmes celularit.
Mançevski gjithashtu njoftoi zhvillimin e 300 shërbimeve të reja elektronike, si dhe ndërtimin e një rrjeti kombëtar optik.
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...