Mbi 50 mjekë dhe infermierë të spitaleve covid kanë injektuar dozën e parë të vaksinës kundër coronavirusit në ditën e tretë të vaksinimit në Shqipëri.
Deri më tani janë rreth 200 persona staf mjekësor të vaksinuar që nga dita e parë e nisjes së vaksinimit.
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu treguan për publikun frigoriferët në Institutin e Shëndetit Publik ku po ruhen vaksinat që mbërritën në Shqipëri më 11 janar, njofton euronews.al.
“Në tërësinë e këtyre kapaciteteve, kapacitetet aktuale për temperaturën -70 °C janë për 250 mijë doza vaksine, në mënyrë të menjëhershme, për vaksinën e Pfizer. Dhe sigurisht dhe për llojet e ndryshme të vaksinave. Për ato të Moderna-s nëse do të na vijë -20 °C, kemi kapacitetet për të pritur 950 mijë doza njëkohësisht”, tha Manastirliu.
Përpos Institutit të Shëndetit Publik, sipas ministres, vaksina mund të ruhet edhe në depot farmaceutike të QSUT-së dhe në Agjencinë e Barnave, kapaciteti i të cilave shkon deri në 7 milionë doza.
Kurti vizitoi njërën nga depot me armatim të ushtrisë së Kos...
Hajrullahu: Transparenca dhe llogaridhënia janë dy shtyllat ...
Arsenali kërkon një transferim befasues në janar për yllin e...
Edi tregon se si humbi 50 mijë euro për ditëlindje
Ismaili pranon letër urimi nga guvernatori i Bankës së Angli...
Ambasadori italian takoi Tërnavën, diskutuan për tolerancë e...