Në seancën e sotme të jashtëzakonshme në Komunën e Manastirit si rend dite ishte vendimi për subvencionim të transportit publik në ditët kur ndotja PM10 tejkalon mbi 100 mg/m3.
Kryetarja e Komunës së Manastirit, Natasha Petrovska, mbajti konferencë për shtyp ku përshëndeti bashkëpunimin me transportuesit që dje ju përgjigjen pozitivisht kërkesës së saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në ditët kur ajrit në Manastir do të jetë me ndotje enorme, siç janë këto ditët e fundit, transportuesit me autobus nuk do të paguajnë bileta për qytetarët, përkatësisht transporti publik do të jetë falas.
Transporti subvencionohet nga Komuna e Manastirit e cila do t’i paguajë biletat.
Ndryshe, problemi i ndotjes së ajrit është problem i kamotshëm i Maqedonisë. Shkupi disa herë ka qenë ndër qytetet më të ndotura në botë ndërsa qytetet tjera kanë gati të njëjtë cilësinë e ajrit si të Shkupit.
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua